Aktorja 70-vjeçare mahnit me linjat trupore teksa pozon buzë detit! Ja ç’bën për të qëndruar në formë

Bota e Yjeve

Aktorja 70-vjeçare mahnit me linjat trupore teksa pozon buzë detit! Ja ç’bën për të qëndruar në formë

Më: 13 mars 2021 Në ora: 16:06
Jane Seymour

Kanë kaluar gati 50 vjet që kur Jane Seymour ishte vajza Bond, por ndonëse tashmë është 70 vjeç, aktorja nuk heq dorë nga bikinit.

Aktorja ka postuar disa imazhe në llogarinë e saj në Instagram, ku shfaqet buzë detit teksa argëtohet, shkruan “Mirror”.

Por ajo që tërheq vëmendjen janë format trupore të artistes, e cila kishte veshur rroba banjo blu.

Image

“Unë bëj shëtitje në plazh, mundohem të ushqehem në mënyrë të shëndetshme, por nuk mbaj kurrë dietë”,- është shprehur Jane gjatë një interviste.

Ajo prej disa ditësh po shijon pushimet në Oahu, Hawaii.

Image

Aktorja zbuloi para një muaji, se “fatkeqësia” që i ndodhi në skenën e ndarjes së çmimeve në vitin 1973, është arsyeja pse “Golden Globes” nuk transmetohet më drejtpërdrejt që atëherë.

Ajo tha se 40 vite më parë, kur sapo ishte nominuar për një çmim, u ngjit në skenë për të folur, por e gjithë vëmendja u përqendrua tek qumështi i saj i gjirit.

Image

Aktorja kishte pak kohë që kishte sjellë në jetë vajzën e saj, Katie-n, dhe në momentin kur u ngjit në skenë, ndjeu se qumështi i erdhi, por nuk mendoi se do të dukej gjë në kamera për shkak se ishte veshur me të zeza.

Megjithatë, ajo përfundoi duke e thënë vetë këtë gjë, duke bërë që ceremonia e ndarjes së çmimeve të mos jepet më asnjëherë drejtpërdrejt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat