“Çdo trup është i bukur”- Pas paragjykimeve për format trupore, Bebe Rexha jep një mesazh të rëndësishëm për të gjitha vajzat

Bota e Yjeve

“Çdo trup është i bukur”- Pas paragjykimeve për format trupore, Bebe Rexha jep një mesazh të rëndësishëm për të gjitha vajzat

Më: 16 mars 2021 Në ora: 10:39
Bebe Rexha

Bebe Rexha është komentuar shpesh për format trupore, pasi ndjekësit i vinin në dukje faktin që nuk është aq e dobët sa një personazh publik duhet të jetë.

Nisur nga kjo, artistja me famë botërore është paragjykuar nga persona të tjerë. Megjithatë, Bebe gjithmonë ka zgjedhur të flasë hapur për mënyrën se si trupi i saj duket.

Së fundmi, këngëtarja postoi në llogarinë e saj në Instagram një foto , në të cilën shfaqet e veshur me rroba të zeza, të ngushta, që i tregojnë format trupore.

Image

Mirëpo, krahas saj, Rexha dha edhe një mesazh shumë të bukur për të gjitha vajzat që ndiejnë pasiguri në vetvete për shkak të mënyrës se si duken.

Ndër të tjera, ajo tregoi se ka qenë një ndër personat që mundohej të ndiqte imazhin e personazheve të tjerë të njohur, por tashmë e ka kuptuar se çdokush ka një trup të bukur, pavarësisht formës së tij.

Image

“Sa më shumë përpiqesha të isha e dobët si ato yjet e popit, me të cilat jam rritur ose me ato që shikoj tani, nuk mund ta bëja në një mënyrë natyrale apo të shëndetshme.

Më pëlqen të ha. Stërvitem. Pi ujë. Bëj më të mirën time. Ndjek ritmin e trupit tim. Edhe pse ndonjëherë bëhet e vështirë gjithmonë tregoj dashurinë për trupin ti. Çdo trup është i bukur”, shkroi Bebe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat