Xhensila Myrtezaj është shtatzënë për herë të dytë? Ja detaji që nxiti dyshimet

Bota e Yjeve

Xhensila Myrtezaj është shtatzënë për herë të dytë? Ja detaji që nxiti dyshimet

Më: 16 mars 2021 Në ora: 14:00
Xhensila Myrtezaj

Prej pak ditësh, në rrjet po qarkullojnë zëra se Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku do të bëhen prindër për herë të dytë.

Shkak është bërë një koment nga blogerja e njohur, Vjosa Muriqi, e cila publikoi në llogarinë e saj ën Instagram një foto me barkun e rrumbullakosur, duke dhënë lajmin se është shtatzënë për herë të tretë.

Në këtë postim, Xhensila Myrtezaj e uroi mikeshën e saj për pritjen e ëmbël.

Image

“Urime zemër”, i shkroi këngëtarja Vjosës. Ndërkohë, kjo e fundit iu përgjigj: “Urime edhe ty!”, duke treguar se Xhensila mund të jetë në pritje të ëmbël.

Megjithatë, asnjëri prej dyshes nuk ka reaguar për t’iu përgjigjur aludimeve të ndjekësve.

Image

Xhensila ka treguar se kujdeset shumë për trupin e saj, duke publikuar foto e video nga palestra kur stërvitet.

Mirëpo, në postimet e fundit në Instagram, ajo shfaqet e veshur kryesisht me të gjera, duke shtuar edhe më shumë dyshimet.

Besi dhe Xhensila janë prindër të një vajze, Ajkës, e cila erdhi në jetë në vitin 2018.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat