Gigi Hadid zbulon aksidentalisht portretin e së bijës

Bota e Yjeve

Gigi Hadid zbulon aksidentalisht portretin e së bijës

Më: 16 mars 2021 Në ora: 16:06
Gigi Hadid, Khai

Gigi Hadid dhe Zayn Malik u bënë prindër për herë të parë në shtator të vitit të shkuar. Çifti i famshëm u bekuan me një vajzë, e cila erdhi në jetë në fermën e familjes Hadid.

Për muaj të tërë Gigi e mbajti të fshehtë emrin e vajzës, derisa fansat e mësuan rastësisht nga Instagrami i saj. Supermodelja e zbuloi emrin unik në një mënyrë shumë delikate – duke shtuar fjalët “Mamaja e Khai” në bion e saj të Instagramit në 21 janar.

Gjatë gjithë këtyre muajve, Gigi është treguar shumë e rezervuar dhe fotot me vajzën numërohen me gishtat e njërës dorë. Për më tepër sa herë që publikon një foto me të, ajo i shfaq vetëm një pjesë të vogël të ballit, duke mos i zbuluar as portretin.

Së fundmi, modelja ka publikuar një video së bashku me të bijën në Instagram, të cilën e fshiu brenda pak sekondash.
Ndjekësit e saj u treguan shumë të shpejtë dhe arritën të marrin potretin e plotë të Khai-t nga videoja dhe filluan menjëherë ta publikonin në rrjete sociale.

Kujtojmë se në një intervistë të dhënë për “Vogue”, Gigi ka treguar se lindja e vajzës ka qenë shumë e vështirë, aq sa nuk e ka ndjerë fare kur ka ardhur në jetë.

Image
Gigi Hadid, Khai
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat