Engjëllusha sjell prapaskenat e klipit të ri

Bota e Yjeve

Engjëllusha sjell prapaskenat e klipit të ri

Më: 17 mars 2021 Në ora: 08:36
Engjëllusha Salihu

Engji po vjen me këngë të re.

Këngëtarja Engjëllusha Salihu ka nisur përgatitjet për një projekt të ri muzikor, i cili pritet të lansohet shumë shpejt.

Në kanalin e saj në YouTube, këngëtarja ka sjellë vlogun e ri, përmes të cilit tregon përgatitjet e videoklipit.

Edhe kësaj radhe, Engjin do ta shohim shumë elegante në videoklip, ndërsa data e publikimit të tij ende nuk është bërë e ditur.

Image

“Ti je”, mbetet kënga e fundit nga Engjëllusha Salihu, të cilën e solli në kuadër të projekteve për festat e fundvitit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat