“Sot po më mungon pafund”, Sara Hoxha përlot me dedikimin për gjyshin e ndjerë të Ledrit

Bota e Yjeve

“Sot po më mungon pafund”, Sara Hoxha përlot me dedikimin për gjyshin e ndjerë të Ledrit

Më: 18 mars 2021 Në ora: 14:35
Sara Hoxha

Ditën e sotme, reperi i njohur Ledri Vula, ka njoftuar përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram se gjyshi i tij ka ndërruar jetë. Ai ka publikuar një foto me gjyshin e tij dhe na i preku zemrat të gjithëve.

Personazhe të njohur të showbiz-t dhe jo vetëm i kanë shprehur ngushëllimet e tyre reperit për humbjen e madhe.

Po ashtu, partnerja e reperit, blogerja e njohur Sara Hoxha, ka publikuar një foto me gjyshin e Ledrit, krahas së cilit ka bërë një dedikim mjaft të ndjerë.

Image
Insta

“Ndihem me fat që pata mundësinë në jetën time të takoja një njeri si ti Gjysh. Që ditën e parë që të kam takuar më ke falë një dashur që sot po më mungon pafund. Gjithmonë e kam thënë që do të isha më e lumtur në qoftë se Ledri bëhet sa gjysma jote. Ty dhe Madhen ju kemi shembull. Jam e lumtur që Poem arriti ta takojë stërgjyshin e saj po aq e trishtuar që nuk mundi të dëgjojë historitë e tua ashtu si unë. Do mbetesh gjithmonë në zemrën tonë”, ka shkruar Sara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat