Të gjithë festuan “Ditën e Baballarëve”, por Ermal Meta ka këtë mesazh për të atin e dhunshëm

Bota e Yjeve

Të gjithë festuan “Ditën e Baballarëve”, por Ermal Meta ka këtë mesazh për të atin e dhunshëm

Më: 20 mars 2021 Në ora: 16:07
Ermal Meta

Në “Ditën e Baballarëve”, e cila u festua dje në të gjithë Evropën, Ermal Meta vendosi që të bënte një urim publik për të gjithë ata që e festojnë.

Këngëtari publikoi në llogarinë e tij në Instagram një video të shkëputur nga kënga e tij “Lettera a mio padre”.

“Gëzuar festën e baballarëve! Atyre të vërtetëve”, shkroi Ermali krahas videos.

Image

Në këtë këngë, artisti tregon marrëdhënien e tij me babain, të cilin e përshkruan si një njeri të dhunshëm, i cili nuk ishte kurrë në shtëpi për familjen.

Më parë, Ermali ka treguar se i ati ka ushtruar dhunë fizike ndaj tij.

Pasi fitoi “Eurovision-in” në Itali në vitin 2018, Meta mbajti edhe një koncert në Tiranë, pas së cilit u intervistua disa herë.

Image

Gjatë këtyre intervistave, ai zbuloi se kurrë nuk do ta falte babain e tij, duke thënë se “vetëm Zoti fal”, por ai nuk ishte Zoti.

Pak ditë më parë, Ermali fitoi vendin e tretë në “Sanremo”, me këngën “Un milionë di cose da dirti”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat