“Më ka përndjekur 3 vite një vajzë”, Dea Mishel: Ishte e fiksuar me partnerin tim

Bota e Yjeve

“Më ka përndjekur 3 vite një vajzë”, Dea Mishel: Ishte e fiksuar me partnerin tim

Më: 21 mars 2021 Në ora: 14:40
Dea Mishel

Dea Mishel është një nga vajzat më të komentuara të showbiz-it shqiptar. Ajo është pjesë e rubrikës “Trotuar”, ku diskutohen tema të ndryshme çdo të diel.

Ditën e sotme u diskutua rreth kërcënimeve që njerëzit marrin në rrjetet sociale, numrat e telefonave apo edhe në rrugë.

Dea tregoi se për tre vite rreth është përndjekur nga një vajzë, e cila ishte e fiksuar me partnerin e saj.

“Më ka përndjekur një vajzë. Në çdo lëvizje time, më gjente. Ishte një person i fiksuar me të dashurin tim. Për 3 vite kam përjetuar bullizëm dhe çdo gjë. Isha e vogël dhe nuk e dija çfarë të bëja. Mendoja se a do më ndihmonte policia”, tha Dea.

Më pas, Dea u bëri thirrje të vajzave të reja dhe jo vetëm, që të mos u dërgojnë partnerëve të tyre foto nudo apo seksi. Sipas saj, nëse një ditë ndahen, ata mund t’i përdorin për t’i kërcënuar.

E raste të tilla kemi dëgjuar shpesh.

Image
Dea Mishel
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat