Dhurata Dora i bën një dedikim të veçantë të ëmës për ditëlindje

Bota e Yjeve

Dhurata Dora i bën një dedikim të veçantë të ëmës për ditëlindje

Më: 21 mars 2021 Në ora: 15:54
Dhurata Dora

Sot (e diel) feston ditëlindjen e ëma e këngëtares shqiptare, Dhurata Dora.

Artistja me këtë rast nuk ka munguar me një dedikim për nënën duke ndarë disa momente të përbashkëta në rrjete sociale.

Ajo ndërkohë ka prezantuar një imazh të së ëmës siç duket tani dhe një ku shfaqet përkrah saj në të kaluarën, atëherë kur krijuesja e hitit “Zemër” ishte e vogël.

Image

“Urime ditëlindjen nënë. Të do vajza jote”, ka qenë mbishkrimi i njërës prej imazheve që ka ndarë në InstaStory.

“Idoli im”, shtoi në tjetrën fotografi në të cilën shfaqet e vogël me flokë kaçurrela duke buzëqeshur pranë të ëmës.

Dhurata duket se ka një raport shumë të mirë me nënën e saj, edhe pse është më e rezervuar sa herë që pyetet për familjen.

Image

Dhurata në anën tjetër po vazhdon punën për projekte të reja muzikore dhe këtë vit ka paralajmëruar disa këngë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat