Billie Eilish thyen rekord në Instagram me imazhin si bionde pasi mori mbi 20 milionë pëlqime

Bota e Yjeve

Billie Eilish thyen rekord në Instagram me imazhin si bionde pasi mori mbi 20 milionë pëlqime

Më: 23 mars 2021 Në ora: 00:19
Billie Eilish

Billie Eilish ka befasuar me një fotografi të publikuar ditëve të fundit në Instagram.

Ajo prezantoi ngjyrën e re të flokëve, gjersa zbuloi se është bërë bionde.

Më vonë solli edhe disa imazhe të tjera me mbishkrimin, “bionde” dhe “lamtumirë ngjyrës së gjelbër”.

Fotoja me transformimin e ri theu rekord në Instagram duke marrë një milion pëlqime në vetëm gjashtë minuta, duke lënë pas rekordin e mëparshëm, një postim nga Selena Gomez në ditëlindjen e saj të 26-të në vitin 2018.

Tani, me më shumë se 16 milionë pëlqime deri më tani, fotografia e Eilish tashmë është futur në dhjetë postimet më të pëlqyera në Insta të të gjitha kohërave.

Billie Eilish nuk është aspak e huaj kur është fjala për eksperimentet me flokë. Që kur erdhi për herë të parë në skenën muzikore në 2015, këngëtarja e “Bad Guy” është bërë e njohur për shumë ngjyra të ndryshme të flokëve.

Ajo ka tronditur gjithçka, nga gri e akullit në blu, por në vitin 2019 krijoi pamjen e saj më të famshme deri më tani, duke i lyer flokët me të zeza dhe rrënjët e saj me jeshile.

Billie e ka mbajtur atë stil deri më tani, por fansat në TikTok tashmë kishin menduar nëse këngëtarja do të ndryshonte pamjen – me shumë spekulime nëse ka vënë paruke në këto të fundit.

Duket se ato thashetheme ishin të vërteta, me flokët e rinj që simbolizojnë një drejtim të ri përpara albumit të dytë të yllit të muzikës pop.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat