Delinda Disha në siklet: Bashkëshortin e kam njohur duke më veshur dhe duke më zhveshur…

Bota e Yjeve

Delinda Disha në siklet: Bashkëshortin e kam njohur duke më veshur dhe duke më zhveshur…

Më: 23 mars 2021 Në ora: 10:30
Delinda Disha

Delinda Disha ka imituar personazhë të ndryshëm të ekranit, mes të cilëve është edhe Alketa Vejsiu.

Mbrëmjen e djeshme, aktorja e humorit ishte ftuar tek sezoni i katërt i “Në Kurthin e Piter Pan”, ku bëri edhe hapjen e spektaklit ashtu si Alketa.

Fëmijët i drejtuan disa pyetje, përfshirë edhe ato “pikante”.

Image

“Mua mami më ka thënë që burri jot është stilist te Klani. Po ai të vesh edhe të zhvesh?”,- ishte pyetja që njëra nga vajzat e vogla i drejtoi Delindës.

“Shiko zemra ime, unë bashkëshortin tim e kam njohur duke më veshur dhe duke më zhveshur në skenë, sepse ai është kostumograf. Po tani ka bërë pak ftohtë dhe vetëm më vesh, nuk më zhvesh”,- iu përgjigj ajo, duke shtuar kështu edhe disa nota humori.

Image

Delinda po jeton një histori dashurie disa-vjeçare me Eldo Disha, me të cilin ka edhe një djalë 4-vjeçar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat