"Mehdi" largohet përfundimisht nga seriali “Shtëpia ime, fati im”? Ja ç’do të ndodhë me aktorin në seritë e ardhshme

Bota e Yjeve

"Mehdi" largohet përfundimisht nga seriali “Shtëpia ime, fati im”? Ja ç’do të ndodhë me aktorin në seritë e ardhshme

Më: 24 mars 2021 Në ora: 11:40
Ibrahim Çelikkol

Aktori kryesor i serialit “Shtëpia ime, fati im”, që luan rolin e Mehdiut, Ibrahim Çelikkol, do të largohet.

Krejt papritur është mësuar se në seritë e ardhshme, të cilat po transmetohen njëkohësisht edhe në “Tv 8” në Turqi, çifti kryesor, Zejnep dhe Mehdi, do të ndahen. I gjithë skenari është ndryshuar pikërisht për shkak të largimit të aktorit kryesor, raporton “Hurriyet”.

Asnjë prej aktorëve kryesorë nuk ka bërë një deklaratë publike për ikjen e papritur të protagonistit, por pyetjes së të gjithë fansave “Si do të jetë fundi i Mehdiut?”, askush nuk mund t’i japë përgjigje pa u transmetuar seritë e fundit me personazhin e tij.

Image

Çelikkol do të jetë i pranishëm edhe për dy seritë e ardhshme, pas të cilave, gjithçka do të ndryshojë në fabulën e filmit. Nuk dihet nëse në vend të aktorit do të hyjë dikush tjetër apo historia e serialit do të marrë tjetër rrjedhë.

Image

Ende nuk dihet nëse Ibrahim Çelikkol, i martuar dhe baba i një fëmije, do të jetë pjesë e ndonjë projekti të ri televiziv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat