Emina Cunmulaj: Do na marrin tokën, gjuhën dhe traditën

Bota e Yjeve

Emina Cunmulaj: Do na marrin tokën, gjuhën dhe traditën

Më: 24 mars 2021 Në ora: 17:24
Emina Cunmulaj

Kryetari i Komunës së Tuzit në Malin e Zi, Nik Gjeloshaj reagoi ashpër ndaj qeverisë duke e akuzuar se ka ndryshuar kufirin administrativ të Tuzit. Përmes një postimi në rrjete sociale, ai e konsideroi këtë veprim si anti-shqiptar, duke thënë se do ta kundërshtojnë atë me forcë.

Lidhur me këtë ka reaguar dhe Emina Cunmulaj përmes një postimi në rrjete sociale, teksa shprehet se kufiri është ndryshuar në mënyrë joligjore dhe se ngadalë do të “marrin tokën, pastaj gjuhën dhe më në fund traditën.”

“Shokante. Qeveria e Malit të Zi ndryshoi kufirin e Tuzit në manerva joligjore.

Kështu është vëllezër dhe motra kur jepni votat tuaja aty ku nuk duhet. Ju thashë unë kur erdha në votime, votoni shqipe se jeni shqiptar.

Tani ngadalë ngadalë po ju marrin tokën, pastaj gjuhën dhe më në fund traditën.“, ka shkruar Emina. 

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat