Lei Kraja: Vilma Masha meriton 10 si moderatore sportive, unë 7

Bota e Yjeve

Lei Kraja: Vilma Masha meriton 10 si moderatore sportive, unë 7

Më: 25 mars 2021 Në ora: 16:06
Lei Kraja

Lei Kraja ka qenë e ftuara e radhës në studion e ‘Wake Up’, mëngjesin e sotëm. Ajo ka folur për eksperiencën e re në ‘Portokalli’ ku po eksperimenton si aktore.

Megjithatë dashuria e saj e parë dhe fusha ku ndihet më shumë rehat mbetet sporti. Lei tashmë njihet si një nga moderatoret e suksesshme sportive të ekranit shqiptar, por me çfarë note e vlerëson ajo veten?!

“Mbase me 8, sepse kërkoj gjithmonë më shumë nga vetja. Megjithatë tani që po e mendoj mirë, do i vija notën 10 me yll Vilma Mashës dhe vetes një 7”, ka thënë Lei, duke lënë të kuptohet se për të moderatore më e mirë është kolegia dhe mikesha e saj.

Kushedi sa bukur i ka nisur Vilmës dita duke dëgjuar këtë deklaratë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat