Projekti i ri i Anxhelinës, për të mos u humbur!

Bota e Yjeve

Projekti i ri i Anxhelinës, për të mos u humbur!

Më: 26 mars 2021 Në ora: 12:20
Anxhelina

Anxhelina u rikthye pas 9 vitesh mungesë në muzikë me një këngë të re “Precious”. Ky projekt muzikor rezultoi i suksesshëm dhe Anxhelina vërtetoi se publiku ja kishte ndjerë realisht mungesën. Kështu këngëtarja vendosi të mos ndalej më dhe së fundmi ka publikuar një tjetër këngë.

Disa javë më parë këngëtarja lançoi “No Drama”, që po ashtu u pëlqye shumë. Anxhelina shfaqej mjaft sensuale dhe shumë e kanë krahasuar me artiste me famë botërore, si Beyonce, për cilësinë e këngës, zërin e saj dhe videoklipin.

Vetëm pak orë më parë, këngëtarja ka lançuar një tjetër projekt muzikor. Kënga titullohet “Run for” dhe s’duhet humbur për asnjë arsye!

E ftuar së fundmi në emisionin radiofonik “Pardon my french”, Anxhelina tregoi përse qëndroi kaq gjatë larg muzikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat