Zbulohet arsyeja e ndarjes së Teas dhe Beartit

Bota e Yjeve

Zbulohet arsyeja e ndarjes së Teas dhe Beartit

Më: 27 mars 2021 Në ora: 09:14
Tea dhe Bearti

Dy ditë më parë Bearti konfirmoi ndarjen nga Tea, pas shumë lajmeve që pushtuan mediat e rrjetet sociale ditët e fundit.

"Po gjithçka ka marrë fund. Nuk dua drama ose vëmendje, kështu që dua me e mbyll këtu këtë kapitull edhe mos me e hap më asnjëherë", shkruante Bearti.

"Prive" ka zbuluar se arsyeja që e çoi çiftin drejt ndarjes ishin botëkuptimet e kundërta, përfshirë edhe mënyrën sesi duhet menaxhuar lidhja në një situatë ku privatësia ka qenë e pamundur.

Ata kanë qenë gjatë kësaj kohe një ndër çiftet më të komentuar në media e rrjete sociale dhe s’kanë ngurruar të ndajnë me publikun foto e video nga momentet e tyre. Ish-konkurrentja ka treguar më herët se në njëfarë mënyre po jetonin bashkë, pasi s’ndaheshin asnjë sekond nga njëri-tjetri.

Por, së fundmi Tea dhe Bearti hoqën çdo foto me njëri-tjetrin nga rrjetet sociale (përveç fotos së biznesit), si dhe nuk ndiqeshin më së bashku. 

Image
Tea dhe Bearti
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat