Fansja i bëri Yll Limanit dhuratën më të veçantë

Bota e Yjeve

Fansja i bëri Yll Limanit dhuratën më të veçantë

Më: 30 mars 2021 Në ora: 15:23
Yll Limani

Yll Limani është një ndër këngëtarët më të dashur për publikun shqiptar dhe numëron mijëra fansa.

Ai ndan herë pas herë detaje nga jeta e tij profesionale dhe personale me miqtë e tij në rrjetet sociale, mirëpo së fundmi na surprizoi të gjithëve. Ylli ka treguar se një fanse e tij ka shkruar një libër për artistin.

“Adelina Xhaferi sapo e ka publikuar librin e saj të parë ‘Shpirti i një artisti’ për mua. Faleminderit nga zemra”, ka shkruar ai në foton e ndarë në InstaStory.

Image
Insta

“Nuk kam mjaftueshëm faleminderit për të gjithë juve që më dhuroni dashuri & përkrahje çdo ditë. Kur e di që muzika ime sadopak iu inspiron, motivon, është gëzimi më i madh i jetës time”, ka shkruar Ylli duke shprehur kështu mirënjohjen për të gjithë fansat e tij.

Kujtojmë se Yll Limani, para pak muajsh ka publikuar baladën e tij, “Kur t’kujtohet”. Kënga flet për një çift që sapo është ndarë, pas një pabesie nga ana e vajzës. Ylli në këtë rast ka marrë rolin e djalit që mallkon dhe lutet që vajza të jetojë gjithë jetën me kujtimet e bukura e më pas të lëndohet që se ka pranë njeriun që e ka dashur vërtetë.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat