Kylie Jenner shkëlqen me veshjen e veçantë para se të darkojë në Nobu me motrën Kendall

Bota e Yjeve

Kylie Jenner shkëlqen me veshjen e veçantë para se të darkojë në Nobu me motrën Kendall

Më: 31 mars 2021 Në ora: 00:40
Kylie Jenner

Ajo ka qenë e njohur për të bërë lëvizje të guximshme me zgjedhjet e saj të modës.

Edhe gjatë mbrëmjes së djeshme (e hënë), Kylie Jenner nuk ka zhgënjyer, shkruan Daily Mail.

23-vjeçarja u shfaq me veshjen e saj më të fundit tërheqëse – një veshje e gjallë me ngjyra nga Pierre Louis Auvray.

Image

Ajo edhe në Instagram kishte ngacmuar fansat me të njëjtën veshje, imazhe të realizuara në rezidencën e saj në Holmby Hill.

Një dalje në mbrëmje ishte për shkak se Kylie kishte planifikuar të darkonte në Nobu me Kendall Jenner.

Themeluesja e Kylie Cosmetics dëshironte të dallohej nga turma me një xhaketë me ngjyra si të galaktikës, teksa u pa edhe me një çantë Hermes. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat