Dukesha e Sussexit planifikon ta lindë vajzën në shtëpi

Bota e Yjeve

Dukesha e Sussexit planifikon ta lindë vajzën në shtëpi

Më: 31 mars 2021 Në ora: 14:13
Meghan Markle

Meghan Markle, Dukesha e Sussexit, planifikon që fëmijën e dytë ta lindë në shtëpi.

39-vjeçarja dhe bashkëshorti i saj, Princi Harry, të cilët tashmë e kanë djalin 22-muajsh së bashku, Archie, besohet se dëshirojnë që fëmijën e dytë që është vajzë, ta sjellin në jetë në kushte të rehatshme dhe në ambientin e ngrohtë të shtëpisë së tyre në Santa Barbara.

Markle kishte planifikuar ta lind në shtëpi edhe djalin Archie, por pasi kishte pasur ca komplikime është detyruar të dërgohet në spitalin privat të Londrës, “Portland Hospital”, për ta pasur një lindje të sigurt.

Ndërkaq, Harry dhe Maghan në intervistën e fundit me Oprah Winfreyn, deklaruan se tani që do të bëhen me një djalë dhe vajzë, nuk planifikojnë ta zgjerojnë më shumë familjen e tyre.

Ish-aktorja amerikane ka thënë se vajza e çiftit vjen në jetë gjatë verës së këtij viti.

Harry dhe Meghan e bënë të ditur lajmin e shtatzënisë së dytë në Ditën e të Dashuruarve, përmes një prononcimi zyrtarë nga zëdhënësi i tyre.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat