Kylie Jenner dhuron 500 mijë dollarë për trajtimin e fëmijëve të sëmurë me kancer

Bota e Yjeve

Kylie Jenner dhuron 500 mijë dollarë për trajtimin e fëmijëve të sëmurë me kancer

Më: 1 prill 2021 Në ora: 10:37
Kylie Jenner

Blogerja e njohur së fundi u kritikua për shkak se nuk ndihmoi mjaftueshëm një mik të saj pasi ky i fundit pësoi një aksident.

Megjithatë, Kylie Jenner mund t’i ketë bërë të heshtin kritikët pasi u zbulua të mërkurën se ajo dhuroi 500,000 dollarë për Spitalin e Fëmijëve Monroe Carell Jr. në Vanderbilt me vendndodhje në Nashville, Tenesi.

Dhurimi i parave nga ana e  Jenner si dhe ndihma monetare e dhënë nga Roger Daltrey dhe Teen Cancer America e Pete Townshend, shkuan drejt ndërtimit të një hapësire për pacientët, të quajtur Hey, I’m Here For You Teen Lounge.

Image

Kylie bëri donacionin e saj prej 500,000 dollarë për nder të mikut të vjetër dhe muzikantit Harry Hudson, i cili u diagnostikua me limfoma të Hodgkin në vitin 2013.

“Unë jam shumë mirënjohës për miqësinë e Kyliet dhe ndikimin që ajo ka pasur në jetën time dhe udhëtimin tim ndaj kancerit”, tha Hudson në një njoftim për shtyp. “Ajo ka qenë gjithmonë aty për mua dhe së bashku, ne donim të gjenim një mënyrë për të qenë atje për të rinjtë e tjerë që po luftojnë me këtë sëmundje”, kishte thënë Hudson.

Tutje kishte shtuar: “Me ndihmën e Teen Cancer America, ne ishim në gjendje të kontribuojmë në ndërtimin e sallës së parë për adoleshencë të quajtur ‘Hey, I’m Here For You’ në Spitalin e Fëmijëve në Vanderbilt – një hapësirë e rehatshme për të rinjtë që i nënshtrohen trajtimit për të ndjekur pasionet e tyre”.

Image

Salloni i gjerë përmban sete të shumta të lojërave video, një televizion me ekran të madh, një furnizim të pafund filmash, një hapësirë meditimi, si dhe një hapësirë kolektive për të bashkuar pacientët e tjerë.

“Sot është një ditë e bukur! Disa vjet më parë Kylie Jenner dhe unë mblodhëm para për të ndërtuar një qendër për adoleshentët që janë të sëmurë me kancer me shpresën për ta bërë përvojën e tyre pak më të mirë”, shkroi ai në postim, i cili shfaqi imazhe të ndryshme të hapësirës së sallës së përfunduar së fundmi.

Në postimin e tij, Harry falënderoi me pasion miken e tij të famshme për gatishmërinë e treguar gjithmonë karshi tij.

Lajmi për përfundimin e sallës së spitalit dhe kontributi bujar i Jenner vjen pasi ylli u kryqëzua nga fansat se nuk bëri aq sa duhet për të ndihmuar mikun e saj i cili kishte nevojë për ndihmë monetare pas një përplasje me veturë.

Kylie e cila ka pasuri në vlerë 900 milionë dollarë, dhuroi pesë mijë dollarë në një për Samuel Rauda drejt shpenzimeve të tij mjekësore prej 10 mijë dollarësh dhe ndau një postim ku inkurajonte të tjerët të kontribuonin nëse dëshironin.

Image

Megjithatë, kur fansat pyetën pse ajo nuk e mbuloi koston e plotë, Kylie shpjegoi veprimet e saj dhe tha se Samuel nuk është artisti i saj aktual i makijazhit, siç ishte raportuar nga mediat.

Ajo shkroi: “Unë mendoj se është e rëndësishme për mua të sqaroj këtë rrëfim të rremë se unë u kam kërkuar para fansave dhe nuk po paguaj për faturat mjekësore të artistit tim të makijazhit”.

Ndjekësit kritikuan më të voglën nga pasardhësit Kardashian/Jenner që nuk bëri sa duhet për të ndihmuar, por Kylie shpjegoi shumën që dha ajo ishte thjesht ajo që kishte qenë totali i synuar në atë kohë.

Që nga e marta në mëngjes, totali ishte 100,031 dollarë i një synimi prej 120,000 dollarësh.

Kylie vazhdoi: “Sam nuk është artisti im i grimit dhe fatkeqësisht ne nuk kemi një marrëdhënie personale por unë kam punuar me të disa vjet më parë dhe mendoj se ai është më i ëmbli”.

Ndryshe. Kylie Jenner së fundi po e kalon kohën me vajzën e saj derisa po ndanë momente në rrjete sociale bashkë me të. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat