Khloe nuk i lë vend imagjinatës me paraqitjen e fundit në bikini

Bota e Yjeve

Khloe nuk i lë vend imagjinatës me paraqitjen e fundit në bikini

Më: 2 prill 2021 Në ora: 21:03
Khloe Kardashian

Khloe provokoi fansat me foto nga pishina.

Khloe Kardashian ka filluar t’iu bëjë ‘konkurrencë serioze’ motrave të saj me linjat trupore.

Bukuroshja kujdeset që të ketë fizik perfekt teksa ushtron vazhdimisht në palestër, ndërsa rezulatet i tregon në rrjete sociale.

Së fundi, Khloe ndau me miliona ndjekësit e saj disa fotografi, në të cilat u shfaq e veshur me bikini me ngjyrë vjollce.

Ajo ishte shtrirë për të marrë rreze dielli pranë pishinës së rezidencës së saj, ndërsa e gjithë vëmendja ishte tek format e saj trupore.

Khloe dukej tejet atraktive, teksa tregoi se është në formë shumë të mirë në imazhet nga pishina.

Kujtojmë se Khloe Kardashian është nënë e një vajze, të cilën e ka quajtur True. 

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat