Kap partnerin duke parë vajza seksi, ish-konkurrentja e “Për’puthen” zbulon si hakmerret: Do të bëja...

Bota e Yjeve

Kap partnerin duke parë vajza seksi, ish-konkurrentja e “Për’puthen” zbulon si hakmerret: Do të bëja...

Më: 3 prill 2021 Në ora: 09:21
Ana Kauri

Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Ana Kauri, ishte ditën e djeshme e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ku u diskutua për standardin e ri të bukurisë përmes filtrave dhe editimeve që është vendosur në rrjetet sociale.

Ana e cila njihet për tipin e saj të drejtpërdrejtë, pranoi publikisht se bën “photoshop” nëpër postimet e saj. Por ajo shtoi se përpiqet që të mos e ekzagjerojë siç bëjnë shpesh mjaft vajza të tjera.

E teksa moderatorja e emisionit e vendosi në disa situata të ndryshme, Kauri bëri një reagim mjaft inteteresant.

“Kap partnerin duke parë foton e një vajze seksi, i bëj namin apo hyj në mendime të thella?”, ishte situata për të cilën vajzat e ftuara në studio do të tregonin reagimin e tyre.

“Unë do bëja një foto edhe më të bukur se ajo vajza seksi, do e editoja edhe më shumë se ajo dhe do ia nisja partnerit në privat”, tha Ana. Reagim ky paksa hakmarrës që shkaktoi të qeshura në studio

Image
Ana Kauri
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat