Iggy Azalea kishte menduar se do t’i duhej operacioni plastik pas lindjes së djalit

Bota e Yjeve

Iggy Azalea kishte menduar se do t’i duhej operacioni plastik pas lindjes së djalit

Më: 3 prill 2021 Në ora: 14:07
Iggy Azalea

Këngëtarja Iggy Azalea e cila ka sjellë në jetë vitin e kaluar djalin e saj Onyx ka thënë se ishte frikësuar që pas lindjes do të kishte nevojë për ndërhyrje kirurgjike.

“Kam menduar se do të kem nevojë të bëjë ndonjë operacion estetik mirëpo nuk u paraqit kjo nevojë”, ka thënë reperja 30 vjeçare.

Iggy ka thënë se nuk i kishte mbetur barku i madh pas lindjes dhe se edhe po të ndodhte kjo, do të arrinte ta mbante të fshehur pasi situata me COVID po e detyronte edhe atë të rrinte e mbyllur në shtëpi.

Ndonëse ajo nuk i kishte treguar askujt se ishte shtatzënë, ka thënë se ardhja në jetë e djalit të saj ishte e planifikuar.

Igyy është ndarë nga i dashuri i saj me të cilin edhe e ka fëmijën, Playboi, mirëpo pavarësisht ndarjes, e ka cilësuar atë si një baba shumë të mirë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat