“A po të trajton mirë sheiku?”- Enca i kthehet ‘ashpër’ komentuesve pasi publikoi imazhet hot nga Dubai: Jam boss, s’kam nevojë për …

Bota e Yjeve

“A po të trajton mirë sheiku?”- Enca i kthehet ‘ashpër’ komentuesve pasi publikoi imazhet hot nga Dubai: Jam boss, s’kam nevojë për …

Më: 5 prill 2021 Në ora: 17:11
Enca Haxhiu

Këngëtarja e njohur Enca prej dy ditësh po shijon pushimet në Dubai.

“Sheikja e vetes sime”, shkroi ajo krahas një imazhi seksi ku shfaqet e veshur me bikini teksa relaksohet në vendin turistik.

Por megjithëse Enca tregoi se udhëtoi drejt destinacionit luksoz me shoqërinë e saj, disa ndjekës e kanë pyetur se “kush ia pagoi udhëtimin në Dubai”.

Komentet kanë nxitur reagimin e ashpër të këngëtares e cila publikoi një video në Instagram ku shprehet se “është bose dhe s’ka nevojë për sheik apo princ që t’i paguajë pushimet”.

“Dua t’i përgjigjem njerëzve që pyesin a po të trajton sheiku mirë? Unë jam bos dhe s’kam nevojë as për sheik as për princ, as për një mashkull që të më paguajë pushimet. Jam një artiste prej vitesh tani dhe mund të arrij çdo që më dëshiron … E dyta, shumë vajza shkojnë në Dubai për qejfin e tyre, nuk është as Mars, as Hëna që të jetë e paarritshme për të shkuar.

Image

Për të gjithë meshkujt që u thonë femrave “kush po ti paguan pushimet”, mbylleni gojën dhe boll u treguar injorantë, se komentet tuaja nuk vlejnë as dy cent. Por duket që nuk keni respekt për femrat, për mamatë tuaja, për motrat tuaja. Kështu që nëse je një nga njerëzit që bën komente të tilla, largohu nga profili im. Faleminderit dhe më lini të shijoni kohën time”- u shpreh këngëtarja.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat