Në adoleshencë ishte i pastrehë, tani 30-vjeçari fiton 3 mijë paund në muaj nga rrjetet sociale

Bota e Yjeve

Në adoleshencë ishte i pastrehë, tani 30-vjeçari fiton 3 mijë paund në muaj nga rrjetet sociale

Më: 6 prill 2021 Në ora: 15:45
Dave Anica

Kur ishte adoleshent, Dave Anica, ishte i pastrehë dhe shpeshherë detyrohej që të flinte në rrugë. Por tani ai bën një jetë krejt ndryshe.

Dave ka miliona fansa në rrjetin social “TikTok” dhe ka lënë punën “normale” për famën e madhe që mori në internet.

30-vjeçari nga Horsham i Sussex, pasi nisi të bëhej i famshëm në rrjetet sociale, vendosi që të niste karrierën e tij.

Dave, i cili me origjinë është nga Portugalia, tani jeton me partnerin e tij, Liam, një mësues drame. 30-vjeçari ka thënë për “Fabulous” se fillimisht ka nisur që të punojë në mediat sociale më shumë si hobi, për disa para më shumë.

“Ishte e tmerrshme të humbja punën time, do të bëja gjithçka që kisha për t’u bërë pjesë e ekuipazhit të kabinës, dhe ishte shumë e vështirë për mua si një i huaj. Por ndjekësit e mi kanë qenë me mua në çdo moment, dhe unë i quaj familja ime”, ka thënë Dave.

Kur ai humbi punën, kishte 24 mijë ndjekës në “Instagram” dhe 200 mijë në “TikTok”.  Tani në këtë të fundit i ka dyfishuar ndjekësit në 450 000, si dhe ka një kanal në “Youtube”.

Madje në moshën 19-vjeçare ai ka shkuar drejt Parisit për të studiuar balet, e në xhep kishte vetëm 800 euro. Pas 6-muajsh aty, ku nuk kishte një strehë, ai është bërë pjesë e një programi televiziv.

Në ditëlindjen e tij të 22-të, ai ka fluturuar për në Londër për të festuar. Por më pas u zhvendos aty pasi nisi studimet për menaxhimin e restorantit.

Ai ka thënë se të qenurit i pastrehë e ka bërë atë të kuptojë se sa i fortë është.  Dave ka shtuar se nuk e di nëse do të ishte aty ku është tani, nëse nuk do të kishte kaluar disa vështirësi në jetë.

Tani 30-vjeçari fiton 2000-3000 paund në muaj vetëm nga “Instagram”, falë marrëveshjeve që bën me “River Island” dhe “Amazon”.

Image
Dave Anica
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat