Veshi Bella Hadid, kush është stitilistja shqiptare e nominuar për çmimin e Louis Vuitton!

Bota e Yjeve

Veshi Bella Hadid, kush është stitilistja shqiptare e nominuar për çmimin e Louis Vuitton!

Më: 6 prill 2021 Në ora: 23:40
Bella Hadid

Të përzgjidhesh si një nga stilistët më të mirë nga Louis Vuitton, një prej shtëpive më të njohura  të modës në botë, është një mundësi që vjen rrallë.

E pikërisht në mesin e 20 stilistëve të rinj të përzgjedhur nga “LVMH Prize” e që kanë mbërritur deri në gjysmëfinale, është dhe shqiptarja e talentuar, Nensi Dojaka, e cila mori menjëherë emër për një veshje te modeles së famshme Bella Hadid.

Për shkak të pandemisë së koronavirusit gara do të jetë dixhitale, e këtë radhë vjen me një risi: vec votave të ekspertëve më në zë të modës, aty për herë të parë do të kenë peshën e tyre edhe votat e publikut. 20 stilistët e rinj nga vende të ndryshme të botës u përzgjodhën mes mbi 1900 aplikantëve.

Si të votoni:

Vizitoni faqen lvmhprize.com, ku do t’ju shfaqen 20 koleksionet e veshjeve; ai i Nensit, renditet në pozicionin e 12-të.

Image
Nensi Dojaka
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat