Eliona ‘na qerasi’ me foton më të lezetshme të Galës

Bota e Yjeve

Eliona ‘na qerasi’ me foton më të lezetshme të Galës

Më: 8 prill 2021 Në ora: 15:08
Eliona Pitarka

Aktorja e njohur e humorit, Eliona Pitarka, na ka treguar se jeta e saj ka ndryshuar përgjithmonë pasi  solli në jetë vogëlushen e cila u pagëzua me emrin e veçantë, Gala.

Gjatë kësaj kohë, bukuroshja ka qenë shumë aktive me ndjekësit e saj në rrjete sociale ku ka dhënë mjaft detaje nga jeta e saj pas lindjes së bebit.

Aktorja nuk e ka problem të prezantojë bekimin e jetës së saj me të gjithë botës dhe mirë bën sepse na kënaqi sytë.

Sot, Eliona na ka qerasur me një foto shumë të lezetshme të të bijës, e cila po ndryshon nga dita në ditë mirëpo ne ende nuk e dallojmë dot se cilit prej prindërve i ngjan.

Gala ka pozuar teksa fle krahas kukullës së saj të parë, ndërsa dita na u ëmbëlsua!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat