‘Khloe është motra e shëmtuar’, Khloe Kardashian reagon pas fotos pa photoshop që u bë virale

Bota e Yjeve

‘Khloe është motra e shëmtuar’, Khloe Kardashian reagon pas fotos pa photoshop që u bë virale

Më: 8 prill 2021 Në ora: 18:50
Khloe Kardashian

Një foto pa photoshop e Khloe Kardashian u publikua online pak ditë më parë dhe familja Kardashian bëri gjithçka që kishte në dorë për të zhdukur. Mirëpo në internet nuk kalon asgjë pa lënë gjurmë. Megjithatë, më shumë sesa me pamjen e saj në foto, fansat u zhgënjyen me përpjekjet e Khloe për të zhdukur foton, që në fund të fundit ishte reale.

Së fundmi ajo ka reaguar në lidhje me këtë gjë dhe është treguar e sinqertë me ndjekësit e saj sa i përket luftës së saj për imazhin e trupit. Në një postim në Instagram dje, Khloe ndau foto dhe video të paedituara, ndërsa foli për përpjekjen për të mësuar ta dojë veten pavarësisht nga vëzhgimi "i padurueshëm" me të cilin përballet.

"Hej njerëz, kjo jam unë dhe trupi im pa photoshop dhe pa filtër", shkroi ajo. "Fotoja që u postua këtë javë ishte e bukur. Por si një njeri që ka luftuar me imazhin e trupit tërë jetën e saj - kur dikush të bën një fotografi në ndriçim të keq ose nuk kap trupin tënd siç është, pasi ke punuar shumë për të arritur deri në këtë pikë, dhe pastaj e ndani atë me botën - duhet të kesh të gjithë të drejtën të kërkosh që ajo të mos ndahet - pa marrë parasysh kush je. Në të vërtetë, presioni, tallja dhe gjykimi i vazhdueshëm gjithë jetën time për të qenë e përsosur dhe për të përmbushur standardet e të tjerëve se si duhet të dukem, ka qenë shumë për t’u duruar”, -tha Khloe, duke dhënë disa shembuj të kritikave që ka marrë vazhdimisht:

“'Khloé është motra e shëndoshë’. 'Khloé është motra e shëmtuar'. 'Babai i saj nuk duhet të jetë babai i saj i vërtetë sepse ajo duket kaq ndryshe.' ‘Mënyra e vetme që ajo mund të ketë humbur peshë duhet të ketë qenë nga operacionet.’ Asnjëherë nuk mësohesh me të qenit e gjykuar, por nëse e dëgjon diçka shpesh, atëherë do të fillosh ta besosh atë. Kështu jam kushtëzuar të ndihem, se nuk jam e bukur mjaftueshëm."

Khloé shtoi se, njësoj siç grimohet ose bën thonjtë, ajo përdor filtra dhe photoshop në fotografi për të prezantuar veten para botës ashtu siç ajo do.

"Trupi im, imazhi im dhe mënyra se si zgjedh të dukem dhe ajo që dua të ndaj është zgjedhja ime. Nuk i takon askujt të vendosë ose gjykojë se çfarë është më e pranueshme."

Postimi i saj u shoqërua me komente mbështetëse nga e ëma dhe motrat, por edhe nga një numër i madh emrash të njohur dhe fansash.

Kohët e fundit Khloé tha për People se, me kaq shumë urrejtje dhe negativitet në mediat sociale, ajo përpiqet të përqendrohet në përhapjen e mesazheve pozitive dhe nuk ka në plan të ndalet.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat