Sophie Turner ka bërë një tatuazh të veçantë, ja se çfarë domethënie ka

Bota e Yjeve

Sophie Turner ka bërë një tatuazh të veçantë, ja se çfarë domethënie ka

Më: 9 prill 2021 Në ora: 07:48
Sophie Turner

Megjithëse s’kanë folur kurrë publikisht lidhur me shtatzëninë, mediat e huaja kanë bërë të ditur se këngëtari Joe Jonas dhe aktorja Sophie Turner janë bërë prindër për herë të parë.

Ylli i “Game of Thrones” ka sjellë në jetë një vajzë, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Willa.

Dyshja është treguar tepër diskrete përsa i përket të voglës, ndërsa ne ende jemi kuriozë të shohim portretin e saj. Tre muaj pas lindjes së bebushes, Joe dhe Sophie u shfaqën për herë të parë në publik me vajzën.

Ata nuk e tregojnë portretin e të voglës, por na tregojnë herë pas here detaje të lezetshme për bebushen. Së fundmi, Sophie ka treguar në rrjete sociale varësen e saj të personalizuar me “22.07.20” –  ditëlindjen e Willa-s.

Jo vetëm kaq! Ndjekësit vunë re detajin më fantastik që Sophie ka bërë për partnerin dhe vajzën. Ajo ka gdhendur në trup inicialet e emrave të tyre, një tatuazh tepër minimalist dhe me shumë domethënie.

Sophie ka bërë tatuazh shkronjën W të vajzës dhe J të bashkëshortit, ndërsa fotoja është shpërndarë me shpejtësi në rrjet.

Sophie dhe Joe u martuan në muajin maj në një ceremoni private në Las Vegas. Disa muaj më vonë ata i thanë sërish “Po” njëri-tjetrit në një dasmë të mbajtur në Francën Jugore.

Image
Tatuazhi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat