“Kjo është terapia ime”, Khloe shfaqet nga fitnesi pas dramës për foton pa filtra

Bota e Yjeve

“Kjo është terapia ime”, Khloe shfaqet nga fitnesi pas dramës për foton pa filtra

Më: 10 prill 2021 Në ora: 12:14
Khloe Kardashian

Khloe i është rikthyer palestrës pas “zhgënjimit” me foton në bikini.

Khloe Kardashian është kthyer në palestër dhe e gatshme për të hequr të gjithë ‘zhgënjimin’ e saj në mes të stuhisë së polemikave rreth përpjekjes për të shfaqur një foto të pafiltruar në bikini, e cila u bë virale këtë javë, shkruan Daily Mail.

Të enjten, ylli i reality-shout, 36-vjeçe, përmes Instagramit njoftoi 136 milionë ndjekësit, se po përpjekej për të larguar zemërimin pas fotos, ku edhe u drejtua me një deklaratë të gjatë.

Image

‘Koha e terapisë’, tha Khloe në video, ku filmoi veten në një palestër.

“Pra, kjo është terapia ime, dhe askush nuk punon më mirë ose më fortë se dikush që është i zhgënjyer, i zemëruar, i çmendur, i vendosur … lë të gjitha në palestër, dhe kjo është ajo që unë jam gati të bëj”, shtoi ajo.

Image

Postimi i fundit vjen pasi Khloe u zhvesh dje për fansat e saj, për t’iu kundërpërgjigjur kritikëve për fotografinë e pafiltruar.

Sidoqoftë, përkundër përpjekjeve të saj për të shpjeguar situatën, ylli i KUWTK është pritur me kritika nga fansat dhe të famshmit, duke përfshirë yje si Jameela Jamil dhe madje edhe transmetuesen Katie Couric.

Image

Me një video, Khloe shfaqi trupin e saj, duke thënë se video nuk ka fotoshop, pas publikimit të fotografisë, pa lejen e saj.

Ndërsa, komentet për foton e paedituar i quajti “presion” të padurueshëm, për të qenë e përsosur.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat