Enca pyet ndjekësit nga Dubai nëse do të dëshironin që ajo të bënte një festë atje

Bota e Yjeve

Enca pyet ndjekësit nga Dubai nëse do të dëshironin që ajo të bënte një festë atje

Më: 10 prill 2021 Në ora: 17:20
Enca Haxhia

Këngëtarja shqiptare po shijon qëndrimin e saj në Dubai.

Enca tashmë po shijon pushimin e saj në Dubai së bashku me shumë vipa tjerë shqiptarë.

Menjëherë pas lajmit për masat e reja antiCOVID-19, estrada shqiptare kanë vendosur të çlodhen në qytetin e bukur të Dubait.

Enca ka disa ditë që po shijon jetën luksoze të Dubait, teksa si duket ajo pati një ide të re së fundmi.

Këngëtarja ka postuar një Instastory ku tha se do të dëshironte të bënte një festë në jaht dhe ishte kurioze se sa nga ndjekësit e saj do të dëshironin të ishin të pranishëm.

“Nëso do të bëja një festë në jaht në Dubai, kush do të dëshironte të vinte?”, shkroi Enca.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat