Ana “kallet” për Fatjonin – çka janë këto komente në mes tyre?

Bota e Yjeve

Ana “kallet” për Fatjonin – çka janë këto komente në mes tyre?

Më: 11 prill 2021 Në ora: 08:42
Ana Kauri

Pak kohë më parë, Ana vendosi t’i japë fund e vetme rrugëtimit të saj në “Për’puthen”, pas refuzimit të Rinianit për të dalë me të. Ajo i tregoi konkurrentit se kohët e fundit kishte pasur një miks ndjenjash, duke i pranuar gjithashtu pëlqimin e saj.

Megjithatë, për shkak të zhgënjimeve në “Për’puthen”, Ana tregoi se e kishte shumë të vështirë të vepronte lirshëm dhe rrëfeu se nuk po gjente më as veten e saj.

Ndaj, ajo i propozoi Rinianit të vazhdonin njohjen jashtë emisionit, pa syrin e publikut dhe kamerat, propozim që nuk u pranua nga ana e konkurrentit.

Asokohe të gjithë ndjekësit ishin të bindur se jashtë e priste Fation Kuqari, i cili në një intervistë për i kërkoi publikisht të dilte beqare nga aty.

Image

Para disa ditësh, Ana deklaroi se ajo dhe Fationi nuk janë takuar më me njëri-tjetrin që prej daljes së saj nga program.

Së fundmi, dyshimet se ata të dy janë bashkë kanë nisur sërish, pasi Fationi ka publikuar disa foto në Instagram dhe të gjithë vëmendjen ia ka marrë komenti i ish-konkurrentes, e cila i ka dërguar disa emoji që simbolizojnë zjarrin, ndërsa ai ia ka kthyer mbrapsht shoqëruar me një zemër të kuqe.

Image

Nuk dihet akoma nëse ka lindur apo jo në romancë mes tyre pasi dyshja akoma s’ka reaguar në lidhje me këto aludime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat