Gjashtë muaj pas deklarimt të lidhjes me biznesmenin nga Shkodra, merr fund fejesa e Marina Farës

Bota e Yjeve

Gjashtë muaj pas deklarimt të lidhjes me biznesmenin nga Shkodra, merr fund fejesa e Marina Farës

Më: 11 prill 2021 Në ora: 10:55
Marina Fara

Vajza e vetme e këngëtares Eli Fara, Marina Fara, para gati gjashtë muajsh më parë bëri publike lidhjen me partnerin e saj, biznesmenin e një rrjeti restorantesh dhe hotelesh nga Shkodra, Alis Hysa.

E ndërkohë që në fillim të këtij viti u mësua se çifti ishin fejuar zyrtarisht, miqtë flasin se çifti mund të jenë ndarë.

Për ta festuar këtë hap të rëndësishëm në jetën e tyre ata udhëtuan drejt Dubait, por tashmë duket se marrëdhënia mes tyre është ftohur.

Marina ndau momente me ndjekësit në rrjetet sociale në muajin janar, teksa shijonte rrezet e diellit në plazhet e Dubait. Ajo pozoi e veshur me bikini portokalli, duke ekspozuar format e saj bombastike trupore dhe dukej mjaft joshëse e tërheqëse.

Image

Ajo shoqërohej në pushime nga biznesmeni, me të cilin publikoi edhe një foto në “Instagram”, ku dukeshin të lumtur në krah të njëri-tjetrit. Por duket se bashkë me muajin e mjaltit, fejesa e miratuar nga nëna e saj, Eli Fara, hyri në krizë.

Marina Fara bëri publike lidhjen me djalin simpatik, Alis Hysa, rreth 40 vjeç, disa muaj më parë teksa postoi një imazh të parë me partnerin në makinë, foto që tashmë e ka fshirë. Nuk dihen arsyet e shkëputjes ende, por tashmë Marina shihet ngado me nënën e saj dhe miqtë e përbashkët.

Me shpalljen e fejesës, vëmendjen më të madhe e mori komenti i nënës së saj, Eli, e cila dërgoi emojin e dy fytyrave të buzëqeshura, duke treguar kështu se e kishte miratuar lidhjen e vajzës. Burime për “Panorama Plus” treguan se Marina dhe Alis ishin njohur nëpërmjet një mikeshe të përbashkët, ndërkohë që udhëtuan drejt Dubait, bashkë me vëllain e tij boksier, Nelson Hysa, i cili e bëri këtë udhëtim për ditëlindjen e bashkëshortes së tij.

Miq të Marinës, që ishin prej kohësh në dijeni të historisë së tyre të dashurisë uruan çiftin, ndërkohë që nga komentet e tyre kuptohej se ata po planifikonin edhe dasmë. E ndërkohë që Marina postonte foto duke pozuar me të dashurin e saj, vëmendjen më të madhe e mori pak muaj më parë komenti i nënës së saj, Eli Fara.

Përveç miratimit të saj, ajo mori komente të ndryshme nga miqtë e shumtë, të cilët kanë zbuluar sekretin e tyre, që ata po planifikonin të shkonin në altar duke i dhënë fund beqarisë.

Sipas mikeshave të ngushta të Marinës, thuhej se ceremoninë e dasmës ata do ta organizonin sipas traditave, në Shkodër, qytetin e partnerit. Kujtojmë që Marina u shfaq në ekran së fundi, gjatë një rrëfimi që Eli bëri për Ardit Gjebrenë, ku tregoi për herë të parë historinë e divorcit me babanë e Marinës dhe si vazhduan jetën të dyja pranë njëra-tjetrës.

Edhe pse është një juriste që ka shumë ndjekës si modele “Instagram”-i, Marina Fara kohët e fundit ka qenë në qendër të mediave rozë, më së shumti për jetën private. E dy vite pasi i dha fund një lidhjeje të komentuar gjatë në media, vajza e këngëtares Eli Fara iu rikthye në verën e kaluar jetës me pushime e qejf.

Në rrjetet sociale, ajo shfaqej super në formë, duke kaluar verën mes argëtimeve në det. Në fotot që poston shihet se e ka kthyer trupin në superformë, poza në të cilat merr shumë komente pozitive. Marina, edhe pse në profesion juriste, në rrjetet sociale arriti ta kalojë edhe famën e nënës së saj artiste.

Image

Duke qenë se bën një jetë plot udhëtime, në intervistat e fundit ajo është shprehur: “Më pëlqen shumë të udhëtoj, pasi është një ndër hobit e mia, gjë e cila mua më bën të ndihem mirë. Herë pas here e ndiej të nevojshme të udhëtoj”.

Për konceptin që ka për dashurinë e vërtetë, ajo thotë se: “Jeta do të ishte shumë e thjeshtë dhe ndoshta jo kaq e bukur nëse do të dinim nga fillimi si do të ishte përfundimi. Dashuria është një nga ndjenjat më të bukura dhe të pastra që ekziston”.

Po martesës a i beson, duke qenë se ka një histori divorci në familje? “Martesa, për mua, fillimisht është një premtim, që të dyja palët duhet të bëjnë maksimumin për ta bërë atë të funksionojë dhe të jenë të lumtur, aq më tepër kur, sipas zgjedhjes, njerëzit vendosin të sjellin jetë të reja, detyrimi për t’iu përkushtuar duhet të jetë akoma dhe më i madh. Por kjo do të ishte në një situatë perfekte, ndërkaq që në jetë jo çdo gjë është perfekte dhe dy njerëz s’mund të mendojnë njësoj”, është shprehur ajo në një intervistë për “Panorama Plus”.

Image

Ndërkohë, në fotot që poston nga plazhi i Durrësit e deri në Jug, herë pas herë shihet në shoqërinë e nënës së saj artiste, së cilës ia shpreh dashurinë publikisht, pasi janë si shoqe të ngushta. Nuk dihet se kur Marina Fara do t’i realizojë më në fund dëshirën nënës së saj, Eli, për t’u veshur nuse, e për të sjellë në jetë fëmijën e parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat