Jennifer Lopez publikon fotografi pa unazën 1 milion dollarëshe të fejesës

Bota e Yjeve

Jennifer Lopez publikon fotografi pa unazën 1 milion dollarëshe të fejesës

Më: 11 prill 2021 Në ora: 14:13
Jennifer Lopez

Jennifer Lopez është duke shfrytëzuar mirë pushimin nga xhirimet e filmit më të ri “Shotgun Wedding”.

Këngëtarja 51-vjeçare ka shpërndarë së fundmi në rrjetet sociale një seri të fotografive dhe ajo që u ka rënë në sy fansave të saj është se asaj i mungon unaza e fejesës.

Kjo ka ngritur dyshimet se ajo dhe i fejuari Alex Rodriguez nuk i kanë rregulluar tërësisht problemet mes tyre pavarësisht se kanë deklaruar se janë duke u përpjekur në këtë drejtim.

Muajin e kaluar mediat patën raportuar se çifti J.Lo.-A.Ro i kanë dhënë fund lidhjes disa-vjeçare mirëpo ata janë parë sërish bashkë në Republikën Dominikane ku Jennifer po xhiron për filmin më të fundi pjesë e së cilit do të jetë edhe ajo.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat