Luana Vjollca befason me ndryshimin në pamjen e saj

Bota e Yjeve

Luana Vjollca befason me ndryshimin në pamjen e saj

Më: 12 prill 2021 Në ora: 07:25
Luana Vjollca

Teksa “Shiko kush luan” ishte në transmetim, Luana Vjollca ndërroi shpeshherë look. Mirëpo, në të gjitha rastet, ajo zgjodhi që thjesht të eksperimentonte me paruke dhe të mos vendoste realisht dorë mbi flokët e saj.

Por këtë herë duket se nuk i ka rezistuar një ndryshimi dhe ka vendosur të heqë dorë nga flokët bjonde. Këtej e tutje duhet të mësoheni ta thërrisni Luana kokëkuqja.

Moderatorja ka marrë një vendim drastik duke i lyer flokët në ngjyrë portokalli në të kuqe, duke hequr dorë përfundimisht nga nuancat e bjondes.

Ajo ka publikuar një video në “Instagram” me look-un e ri dhe ka marrë qindra komplimente nga ndjekësit e saj. Më pas, moderatorja ka pozuar joshëse me lookun e ri ku shkruan: “Flokët e kuqe janë të rrezikshme”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat