Rita Ora me fotografi joshëse në bikini iu uron fansave javë të mbarë

Bota e Yjeve

Rita Ora me fotografi joshëse në bikini iu uron fansave javë të mbarë

Më: 12 prill 2021 Në ora: 09:18
Rita Ora

Këngëtarja po vazhdon të qëndrojë në Sidnei të Australisë.

Përveç angazhimit të saj në punë, Rita nuk po heziton edhe të argëtohet dhe të kaloi kohë të mirë duke pushuar.

Së fundi, ka publikuar imazhe nga plazhi teksa shijon rrezet e diellit. Rita, ka ndarë fotografi në bikini ngjyrë portokalli me të cilat iu ka uruar edhe ndjekësve një javë të mbarë.

“Duke ju uruar të gjithëve fillimin më të mirë të javës … Ju dua shumë!!”, shkroi artistja e njohur në mbishkrim të postimit.

30 vjeçarja publikoi tri fotografi duke zbuluar asetet trupore teksa u shfaq pa makijazh dhe flokët paksa të shthurura nga era.

Dukjen e saj e kompletoi me bizhuteri ari të vendosura në qafë, duar dhe në këmbë si dhe një palë syze.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat