Vesa po rrit një djalë për t’u pirë në kupë

Bota e Yjeve

Vesa po rrit një djalë për t’u pirë në kupë

Më: 12 prill 2021 Në ora: 09:21
Vesa Luma dhe Liam

Për Vesën nuk ekzistojnë stereotipe të tilla si vetëm vajzat duhet të bëjnë punë shtëpie.

Përkundrazi, këngëtarja e ka edukuar djalin e saj, Lianin ta ndihmojë me punët e shtëpisë dhe ja ku e vërteton kjo video.

Vesa e ka filmuar vogëlushin duke nxjerrë rrobat nga lavatriçja teksa e lavdëron për punën duke i thënë: “O zemra e mamit, bravo shpirt, mu rrit djali”.

Liani shfaqet duke e bërë punën plot zell dhe aspak me përtesë prandaj edhe ne ashtu si Vesa themi me plot gojën: “Lum nusja që do e marrë”.

Për më tepër: Bravo Vesa që po rrit një djalë të tillë për t’u pirë në kupë e që falë kësaj videoje do të frymëzojë edhe shumë nëna të tjera të rrisin djem me virtyte dhe me dëshirën për të punuar.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat