Pas darkës romantike, Antonela Berisha dhe Atdhe Xhavaria udhëtojnë drejt Italisë së bashku!

Bota e Yjeve

Pas darkës romantike, Antonela Berisha dhe Atdhe Xhavaria udhëtojnë drejt Italisë së bashku!

Më: 12 prill 2021 Në ora: 23:53
Antonela

Pas debateve të forta me njëri-tjetrin, Antonela Berisha dhe Atdhe Xhavaria kanë udhëtuar së bashku në Milano.

Javën e kaluar, konkurrentja nuk pranoi të dilte me asnjë nga djemtë në studio dhe kërkoi që të rikthehej Atdheu për ta realizuar me të takimin, pasi ende ka një pëlqim.

Fill pas kësaj, në rrjet qarkulloi një foto e tyre, ku shfaqeshin duke shijuar një darkë romantike.

Image

Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme, si Antonela, ashtu edhe Atdheu, kanë undhëtuar drejt Italisë, e konkretisht në Milano.

Image

Të dy kanë postuar në Instastory pamje nga i njëjti vend, por ende nuk dihet nëse ky udhëtim ka qenë pjesë e xhirimeve të takimit apo dyshja janë me njëri-tjetrin dhe Antonela ka hequr dorë nga “Për’puthen”.

Image

Dyshja i habiti të gjithë kur Atdheu u rikthye në studion e “Për’puthen” për të zhvilluar një takim katër minuta me Antonelën.

Debati i fortë mes tyre para se Atdheu të largohej përfundimisht nga emisioni, lindi kur Antonela kërkonte të bënte për vete Mevlan Shabën, ndërkohë që për këtë të fundit luftonte edhe Lediana Prenga.

Image

Ishte Atdheu ai që reagoi dhe zbuloi se ajo e ka puthur në buzë kur e ka shoqëruar me makinë për në shtëpi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat