“E pse nuk ndahesh nga unë?”- Ky veprim i moderatores ia ka sjellë “në majë të hundës” Vlashent Satës, këngëtari tregon pse mendon ta lërë Dojna Memën

Bota e Yjeve

“E pse nuk ndahesh nga unë?”- Ky veprim i moderatores ia ka sjellë “në majë të hundës” Vlashent Satës, këngëtari tregon pse mendon ta lërë Dojna Memën

Më: 13 prill 2021 Në ora: 15:53
Dojna Mema

Dojna Mema paska një të “metë” që ne nuk e paskemi ditur. Moderatorja e njohur humbet shpesh sendet dhe për këtë arsye, partneri i saj “mendon ta lërë”.

Në një postim në Instagram, ajo shkruan se së fundmi humbi çantën në ashensor, por iu rikthye nga komshinjtë që ia kishin gjetur.

“Sapo humba çantën në ashensor, por komshinjtë janë njerëz me zemër të madhe dhe ma sollën në shtëpi,”- shkroi Dojna Mema.

Image

Por duket se kjo nuk është hera e parë, pas moderatores i ndodh shpesh që të humbasë sendet personale.

Madje këngëtari Vlashent Sata mendon se nëse do kishte një konkurs për humbjen e gjërave, padyshim që e dashura e tij do e fitonte.

Në një video të publikuar nga Dojna Mema, ajo dëgjohet duke i thënë partnerit: “Zemër çfarë konkursi do fitoja unë?

Image

“Për të humbur çelësat, portofolin, syzet, çantën edhe makinën!”– i përgjigjet ai.

“Zemër çfarë bën ti kur unë humbas gjithë këto gjëra?”- ishte një pyetje tjetër që moderatorja i drejtoi.

“Unë mendoj të të lë,”- iu kthye këngëtari, duke qeshur.

Image

Ndërsa tregoi edhe arsyen përse nuk e ndërmerr këtë hap.

“I gjen ti dhe them me vete pastaj hajt mo,”– iu drejtua këngëtari, Dojna Memës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat