Juli kërkon rikthimin e Teas në “Për’puthen”, ish-konkurrentja i përgjigjet publikisht

Bota e Yjeve

Juli kërkon rikthimin e Teas në “Për’puthen”, ish-konkurrentja i përgjigjet publikisht

Më: 13 prill 2021 Në ora: 16:18
Juli dhe Tea

Tea Trifoni vijon që të jetë në qendër të vëmendjes së publikut edhe pas largimit të saj nga “Për’puthen”. E teksa po komentohet gjatë në lidhje me ndarjen e papritur nga Bearti, ajo vijon që të bëjë herë pas here bashkëbisedime me ndjekësit e saj në “Instagram”.

E nga kjo bisedë virtuale kuptohet se Tea ka një adhurues të fshehtë, i cili është brenda emisionit. E gjeni dot kush është? Bëhet fjalë për Julin, i cili mesa duket do donte që ajo të rikthehet në emision.

Ky  fundit e ka pyetur ish-konkurrenten nëse do të futej sërish në “Për’puthen” dhe kjo nuk është hera e parë që Juli interesohet për këtë gjë. Mirëpo Tea ja ka “prerë ëndrrat” në mes Julit me përgjigjen e saj.

“Pse s’të mjaftojnë vajzat që ke aty o Juli?”, i është kthyer ajo. Ndërsa e pyetur nga fansat nëse do i jepte një mundësi një personi të thjeshtë, jo të famshëm, Tea ka thënë se po

 “Do preferoja më shumë këtë në fakt. Fama i bën njerëzit shumë të komplikuar.”, është përgjigjur ish-konkurrentja e “Për’puthen”.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat