Enca premton hite dhe sapo zbuloi titullin e “bombës” së re!

Bota e Yjeve

Enca premton hite dhe sapo zbuloi titullin e “bombës” së re!

Më: 13 prill 2021 Në ora: 16:46
Enca

Prej ditësh Enca ndodhet me pushime në Dubai, një çështje që nxiti debat të madh mes saj dhe disa ndjekësve. Një pjesë e ndjekësve e ngacmuan këngëtaren duke e pyetur se kush ia ka paguar pushimet në Dubai dhe kaq mjaftoi që Enca të kthehej në një bishë dhe t’ju mbyllte gojën të gjitëhve me një përgjigje të mirë.

Nëpërmjet një videoje, ajo sqaroi si është puna e pushimeve të saj “të paguara”. Këngëtarja i quajti pa nivel personat që kanë bërë komente të tilla, duke u shprehur se i siguron vetë paratë e saj për t’i siguruar vetes gjithçka që do. Megjithatë Enca i ka harruar këtio komente dhe po vazhdon të shijojë pushimet e saj në Dubai.

Teksa vazhdon të qëndrojë në vendin luksoz, Enca ka bërë një premtim për ndjekësit dhe veten.

“2021 është viti im! Këtë vit do publikoj shumë këngë dhe do shkoj në pushime çdo muaj”, ka shkruar Enca në një postim në Instagram.

Madje, Enca ka zbuluar edhe titullin e këngës së saj të re, e cila do të titullohet “Rakia”.

“Mbajeni mend këtë titull”- ka shkruar këngëtarja krahas një bisede me producentin e saj.

Gjithashtu, një tjetër projekt nga Enca që fansat po e presin me padurim titullohet “Zemër”.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat