Emina Cunmulaj shijon jetën si një vajzë fshati

Bota e Yjeve

Emina Cunmulaj shijon jetën si një vajzë fshati

Më: 14 prill 2021 Në ora: 17:34
Emina Cunmulaj

Emina Cunmulaj, modelja shqiptare që ka ndërtuar një karrierë të suksesshme në SHBA është tërhequr për pak kohë nga modelingu për t’ju përkushtuar familjes së saj që tashmë po shtohet me një anëtar të ri.

Emina ka zbuluar se është në pritje të fëmijës së tretë me bashkëshortin, Sam Nazarian.Lajmin se do të bëhet me një djalë ajo e dha në mënyrën më të bukur me dy vajzat e saj. “Një djalë i vogël është në rrugë dhe ne të gjithë jemi aq të lumtura”, shkroi ajo.

Ajo ka bërë për vete shqiptarët për faktin se nuk lë moment pa e treguar me krenari origjinën e saj.

Të njëjtën gjë ka bërë dhe së fundmi, pasi ka publikuar një fotografi nga një fermë.

E veshur thjeshtë dhe sportive, Emina mban disa produkte, ndërsa shkruan: “Një vajzë fshati përjetë dhe krenare për këtë”.

Image
Emina Cunmulaj
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat