Pas sheikut, Enca fotografohet krah këngëtarit të njohur arab në Dubai

Bota e Yjeve

Pas sheikut, Enca fotografohet krah këngëtarit të njohur arab në Dubai

Më: 15 prill 2021 Në ora: 16:50
Enca

Enca takoi emra të njohur në Dubai.

Enca Haxhia ditët e fundit i ka shfrytëzuar për t’u relaksuar në pushime në temperaturat e ngrohta të Dubait,.

Këngëtarja ka publikuar fotografi e video të panumërta nga atje, duke u shfaqur edhe në shoqëri të emrave të njohur në Dubai.

Fillimisht, ajo u fotografua me sheikun e njohur Sait Ahmad Belhasa, në kopshtin e tij zoologjik, e më pastaj tha se Conor McGregor ishte ulur pranë saj në një mbrëmje.

Kurse, në një postim tjetër, Enca shihet pranë këngëtarit arab Mohamed Ramadan, i cili numëron mbi 17 milionë ndjekës në Instagram.

Image

Përmes postimit të fundit, këngëtarja bëri të ditur se është rikthyer në Shqipëri, teksa publikoi një video me mbishkrimin “Vendi im i bukur, i gjelbër”. 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat