Harry Styles dhe Olivia Wilde shijojnë një mbrëmje romantike së bashku

Bota e Yjeve

Harry Styles dhe Olivia Wilde shijojnë një mbrëmje romantike së bashku

Më: 15 prill 2021 Në ora: 17:31
Harry Styles dhe Olivia Wilde

Harry Styles dhe Olivia Wilde prej mujash përfliten për një histori dashurie, që ata të dy nuk kanë preferuar ta pranojnë ende publikisht. Megjithatë shenjat dhe fotot e shumta i kanë vendosur vulën marrëdhënies së tyre.

Së fundmi, Harry dhe Olivia janë parë duke shijuar një mbrëmje në një lokal në shoqërinë e njëri-tjetrit. Duke qenë se masat e izolimit në Londër janë lehtësuar, dyshja kishin vendosur të dilnin bashkë për të konsumuar darkën dhe për të pirë.

Ata dukeshin shumë të afërt në një ambient intim për dy veta larg njerëzve të tjerë. Ata kanë buzëqeshur me njëri-tjetrin gjatë gjithë mbrëmjes. Ishin shumë të sjellshëm dhe përshëndetën stafin para se të dilnin bashkë”, ka thënë një burim për “Mirror”, teksa ka shtuar se Olivia e ngacmonte herë pas here Harry-n me këmbë.

Thashethethemet për lidhjen e Harry-t dhe Olivia-s nisën pasi ata u fotografuan të kapur përdore në dasmën e menaxherit të Styles, Jeff Azoof. Më pas në media u publikuan imazhe të tjera që dëshmonin hapur lidhjen e tyre të re. Harry dhe Olivia janë njohur me njëri-tjetrin muaj më parë për shkak të një projekti të përbashkët kinematografik, filmi “Don’t worry, darling”. Tabloidët britanikë ndërkohë kanë mësuar se këngëtari e “Watermelon Sugar” dhe Olivia kanë filluar një romancë diskrete ndërsa ajo ishte ende në një lidhje me ish-partnerin e saj, Jason Sudeikis.

Image
Harry Styles
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat