Brenda festës magjike në oborrin e shtëpisë, aktorët e njohur festojnë 2-vjetorin e djalit

Bota e Yjeve

Brenda festës magjike në oborrin e shtëpisë, aktorët e njohur festojnë 2-vjetorin e djalit

Më: 15 prill 2021 Në ora: 19:24
Fahriye Evcen dhe Burak Özçiv

Fahriye Evcen dhe Burak Özçivit, kanë festuar ditëlindjen e djalit të tyre të vetëm, Karan, në një festë private, në oborrin e shtëpisë. Të pranishëm në 2-vjetorin e lindjes së vogëlushit, i cili ka trashëguar tiparet më të bukura të të dy prindërve, ishin vetëm familjarët e çiftit.

Fotot e festës plot ngjyra, dy aktorët i kanë postuar edhe në rrjetet sociale, bashkë me urimin për të birin. Özçivit shkruan në llogarinë e tij në Instagram: "Paç sa më shumë vite plot shëndet e në paqe, bir”, ndërsa Evcen shkruan thjesht: "Gëzuar ditëlindjen djali im i dashur…”

Karan erdhi në jetë në vitin 2019, dy vjet pasi çifti i aktorëve vendosi të lidhë kurorë në një ceremoni madhështore.

Duke i falënderuar të gjithë miqtë virtualë për urimet dhe përgëzimet, aktori i famshëm 34-vjeçar nuk harroi të falënderojë gjithashtu edhe të gjithë ata që kanë dërguar dhurata për vogëlushin: "Ne nuk dimë si t’ju falënderojmë për të gjitha donacionet e bëra për ditëlindjen e Karan. Ju duam shumë".

Për më tepër, aksionet e Burak Özçivit dhe Fahriye Evcen tërhoqën vëmendje të madhe nga ndjekësit e tyre.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat