“Do bëjmë fëmijë sa një ekip futbolli”- Fero dhe Arbenita Ismajli tregojnë emocionet që po përjetojnë para se vajza e tyre të vijë në jetë

Bota e Yjeve

“Do bëjmë fëmijë sa një ekip futbolli”- Fero dhe Arbenita Ismajli tregojnë emocionet që po përjetojnë para se vajza e tyre të vijë në jetë

Më: 17 prill 2021 Në ora: 00:28
Arbenita Ismajli

Fero dhe Arbenita Ismajli së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë dhe çifti ka treguar se si po e përjeton këtë eksperiencë të veçantë.

Gjatë një interviste, Arbenita ka shuar kureshtjen e të gjithë atyre që kanë pyetur nëse e ka sjellë në jetë vajzën apo jo, duke treguar barkun e rrumbullakosur.

Image

Fero tregoi se ka qenë gjithmonë i gatshëm për t’u bërë prind dhe është shumë i lumtur që do të jetë baba i një vajze, edhe pse në fillim dëshironte të kishte djalë. Ishin komentet pozitive të njerëzve të tjerë në lidhje me vajzat , ato që i ndryshuan opinionin këngëtarit.

“Nuk e kam pritur që do të ishte vajzë, por tashmë jam i lumtur që është vajzë. Në fillim prisja djalë, por kam folur me shumicën e njerëzve që janë bërë prindër dhe më kanë thënë që vajza është më e dashur për prindërit”, – u shpreh Fero.

Image

Arbenita nga ana tjetër zbuloi se muajt e parë të shtatzënisë nuk kanë qenë të lehta për të, sepse ka pasur përzierje dhe të vjella, por që tashmë është shumë më mirë dhe sikleti ka kaluar.

Ajo u shpreh shumë e emocionuar kur mendon për momentin që do ta marrë të voglën në krahë, pasi e përshkroi këtë ngjarje si një moment të paharrueshëm.

Image

Kur Fero e pyet Arbenitën se sa fëmijë do të bëjnë bashkë, modelja u përgjigj: “Një ekip futbolli”.

Ndonëse kjo është dëshira e Feros, edhe Arbenita tha se të dy i pëlqejnë shumë fëmijët.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat