Anxhela Peristeri këndon shqip në emisionin e famshëm grek: Jam krenare që jam shqiptare

Bota e Yjeve

Anxhela Peristeri këndon shqip në emisionin e famshëm grek: Jam krenare që jam shqiptare

Më: 17 prill 2021 Në ora: 11:51
Anxhela Peristeri

Anxhela ishte e ftuar në emisionin e njohur grek.

Këngëtarja Anxhela Persiteri së fundi ishte e ftuar në emisionin grek “Eutixite”.

Me këtë rast, ajo ka dhënë edhe një intervistë, ku foli për jetën private dhe atë profesionale, e me këtë rast foli edhe për prejardhjen e saj.

ImageE pyetur se a është greke, Anxhela u përgjigj “Jo unë jam shqiptare, unë dhe prindërit e mi kemi lindur ne Shqipëri, me Greqinë më lidh prejardhja e largët dhe fakti që kam punuar”.

Në fund të intervistës, ajo performoi këngën “Karma”, me të cilën do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision.

Me këtë rast, kjo ishte hera e parë që një këngëtare shqiptare performon shqip në një televizion grek.

Përmes një postimi, këngëtarja u shpreh e emocionuar që ishte pjesë e emicionit më të famshëm të mëngjesit në Greqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat