Me foton më të ëmbël familjare, Kledi Kadiu zbulon gjininë e bebit që po presin

Bota e Yjeve

Me foton më të ëmbël familjare, Kledi Kadiu zbulon gjininë e bebit që po presin

Më: 19 prill 2021 Në ora: 14:16
Kledi Kadiu

Para pak kohësh, Kledi dhe partnerja e tij Charlotte kanë dhënë lajmin e gëzueshëm për të gjithë ndjekësit se do të bëhen prindër për herë të dytë.

Kledi dhe Charlotte kanë ndarë foto të ekos së bebushit në bark, duke zbuluar se do të vijë në jetë në muajin gusht.

“Familja jonë do zmadhohet. Në gusht do vij nje gëzim i ri. Jemi jashtezakonisht të lumtur.”- shkroi Kledi në llogarinë e tij.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kledi Kadiu (@kledi)

Së fundmi ata kanë zbuluar gjininë e bebit  dhe duket se bebi këtë radhë do të jetë djalë. Në një foto familjare, shihet që vajza e tyre ka lyer dorën me bojë blu dhe mbi barkun e nënës ka vendosur shenjat e gishtave.

“Lea zbuloi një sekret, kush e kuptoi”, ka shkruar balerini shqiptar krahas fotos.

Image

Kujtojmë se para pesë vitesh, Kledi Kadiu, u bë baba për herë të parë. Partnerja e tij Charlotte solli në jetë një vajzë që e pagëzuan me emrin Lea, e cila ishte një kopje e vogël e mamasë së saj.

Ai dhe balerina i thanë “Po” dashurisë së tyre disavjeçare në një ceremoni përrallore që u mbajt në Itali në qershor të vitit 2018. Madje, në dasmën e tyre mori pjesë edhe vogëlushja Lea.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat