Arbnora në serialin ‘ Fuat’ paraqitet me rol të një shqiptare dhe flet shqip

Bota e Yjeve

Arbnora në serialin ‘ Fuat’ paraqitet me rol të një shqiptare dhe flet shqip

Më: 19 prill 2021 Në ora: 21:49
Arbnora Ademaj

Arbnora Ademaj është njëra nga femrat shqiptare që ka korrur suksese në çdo fushë që ka marrë pjesë.

Së fundmi është inkuadruar në botën e filmit, duke qenë pjesë e një serie turke.

Bukuroshja në një emision, ka zbuluar shumë gjëra nga jeta profesionale duke mos i lenë anash as ato private.

Ndër të tjerash ajo tregoj edhe për statusin e saj aktual, ku edhe pse ka marrë oferta të shumta për martesë, ajo nuk e ka parë vetën të gatshme për të krijuar një familje.

Image

“Po marrë shumë propozime për martesë, por që nuk ka qenë momenti i duhur” tha ajo.

Suksesin që po e shijon për momentin është që është bërë pjesë kinematografisë turke, ku edhe nga aty nuk i lë anash publikimet e shumta.

Edhe pse larg Kosovës, ajo tregoj se asnjë aktor nuk ka filtruar me të.

Image

“Nuk kam pasur. Pjesa e produksionit, menaxheri im nuk e lë askënd të më afrohet. Në xhirime me merr dhe me kthen dhe absolutisht asnjë kontakt nuk është që e kam pas ose ndonjë mundësi njohje nga afër, përvec se takime pune edhe xhirime ose gjëra të tillë”, u shpreh ajo.

Ajo do të marrë pjesë në serialin “Fuat”, dhe do të jetë pjesë e një filmi.

Image

“Në të dy projektet paraqitem si shqiptare, ka një pjesë që flas shqip. Në një pjesë un e këndoj një ninullë që për mu kjo ndoshta ka qenë pjesa më e bukur sepse gjithmonë në të dyja projektet kom insistu me pas një sekuencë që më tregu që jam shqiptare edhe fatmirësisht më kanë pranu idenë. Pjesa tjetër është se do të jem përkrahë disa emrave më të famshëm në Turqi, disa nga aktorët shumë të famshëm atje të cilët vazhdojnë projektet e ndryshme”, përfundoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat