Nga kuriozitetet për Diellin tek planet për dasmë, Arbana iu përgjigjet pyetjeve më të shpeshta

Bota e Yjeve

Nga kuriozitetet për Diellin tek planet për dasmë, Arbana iu përgjigjet pyetjeve më të shpeshta

Më: 20 prill 2021 Në ora: 07:22
Arbana Osmani

Arbana Osmani është një nga personazhet më aktivë në rrjete sociale. Çdo ditë ajo ndan në Instagram detaje nga përditshmëria apo receta gatimi për të pasur sa më shumë interaktivitet me personat që e ndjekin prej vitesh. Edhe pse Arbana është kaq aktive, ndjekësit e saj kanë gjithmonë interes dhe kuriozitet në lidhje me disa çështje.

Sot moderatorja i ka sfiduar të gjithë që të gjejnë pyetjet që i shkojnë më shpesh në DM. Përveç recetave të gatimit ajo ka treguar se njerëzit i bëjnë disa pyetje, të cilat ajo ka vendosur t’ju përgjigjet njëherë e mirë ditën e sotme.

Dikush e ka pyetur se kur do e shikojmë Diellin dhe ajo ka treguar se kjo gjë mund të mos ndodhë kurrë nëse i vogli nuk e kërkon vetë kur të rritet.

“Pooo, shumë kuriozitet për një bebe që s’ka arsye pse të jetë në rrjetet sociale një herë për njëherë. Nëse kur të rritet do na kërkojë vetë (si Joni) ndoshta”, është përgjigjur Osmani.

Image

Ndërsa dikush tjetër e ka pyetur se ç’kuptim ka tatuazhi që ajo ka në këmbë.

“Sa herë që në foto duket tatuazhi kjo është pyetja më e kuotuar. Është një lutje budiste për fat, tatuazh që e kam bërë në Tajlandë me një teknikë vendase para shumë vitesh”, ka treguar moderatorja.

Image

Kurse një ndjekës tjetër i ka shkruar:

“S’besoj se është e zakonshme, por a do bësh dasmë?”.

Arbana ka treguar se në fakt ja bëjnë shumë shpesh këtë pyetje, por nuk ka dhënë një përgjigje të qartë nëse ka apo jo në plan diçka të tillë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat